11:59 / E Diele, 21 Gusht 2022 / Gj. Sh

Nga Feronikeli te Feronikeli 1974, kryetari i klubit tregon arsyet

Feronikeli që dikur ishte tri herë kampion i Kosovës, këtë vit do të garojë me fytyrë krejtësisht të re, pre tyre edhe me emër të ri.

Klubi është fuzionuar dhe nuk mund të mbajë emrin që kishte, kështu që kanë shkuar me emrin FC Feronikeli 74.

“Feronikeli ka ndryshuar emrin, rrjedhimisht është dashur që me ndryshuar edhe logon. Me qenë se ka pas shumë pak kohë, nuk kemi mundur të bëjmë një ribrendim të plotë, sidoqoftë jemi rrugës”.

“Tashme dihet që ka ndodhur fuzionimi i klubeve, dhe klubet e fuzionuara nuk kanë te drejtë të mbajnë emrin e asnjërës pale sipas rregullores së FFK-së, për këtë arsye e kemi ndryshuar emrin në Football Club Feronikeli 74, nga Klubi Publik i Futbollit Feronikeli Drenas”.

“Ka qenë proces delikat dhe i gjatë, mirëpo është dashur të merret një vendim i tillë për faktin që ishte e pamundur te operohej me emër të njëjtë”, ka thënë kryetari i FC Feronikeli 74, Erlind Krasniqi.