Nga frika te triumfi: Edoardo Bove debuton pas problemeve serioze të zemrës!
Një moment emocionues ka ndodhur sot në futbollin europian.
Edoardo Bove është rikthyer sot në fushën e lojës për herë të parë pas 15 muajsh mungesë, që nga momenti kur pësoi një problem serioz në zemër gjatë ndeshjes Fiorentina–Inter, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori italian u detyrua të ndërpresë karrierën përkohësisht për shkak të gjendjes shëndetësore, duke kaluar një periudhë të gjatë rikuperimi dhe monitorimi mjekësor.
Sot, ai ka bërë debutimin e tij me fanellën e Watford, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e tij.
Rikthimi i Bove në fushë është pritur me duartrokitje dhe mbështetje të madhe nga tifozët dhe shokët e skuadrës./IndeksOnline/

