14:56 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nga Greqia ia bëjnë ”papa” Yaya Toures

Koha e Yaya Toures tek Olympiacosi ka përfunduar pasi klubi grek ia ka shkëputur kontratën.

Siç shkruan Sport24 Radio, ish-ylli i Manchester Cityt ka dështuar ta impresionojë trajnerin, Pedro Martins në pesë ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

35-vjeçari u largua nga Man City në fund të sezonit të kaluar dhe nënshkroi për gjigantin grek në shtator, transmeton IndeksOnline.

Ish-anëtari i Monacos dhe Barcelonës ka shijuar suksese të shumta në nivel ekipor ndër vite, duke e fituar edhe titullin e Premier Leagues dhe atë të Champions Leagues.

Ai ishte i preferuari i tifozëve të Man City, teksa u largua nga ”Etihad Stadiun” shkaku i raporteve të këqija me trajnerin, Pep Guardiola.

Gjithashtu, Toure e fitoi Kupën Afrikane të Kombeve me Bregun e Fildishtë, si dhe u emërua futbollisti i vitit në Afrikë në vitin, 2011, 2012, 2013 dhe 2014./IndeksOnline/

Credit: PA