10:42 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Instagrami, nga java e ardhshme s’e shfaq numrin e ‘Like-it’ te përdoruesit amerikanë

Bëhuni gati për ndryshimin e madh në Instagram.

Të premten, në konferencën “WIRED25” në San Francisco, shefi i Instagramit, Adam Mosseri, ka treguar se platforma do ta zgjerojë testin e fshehjes së pëlqimeve edhe për përdoruesit në SHBA.

Ky ndryshim nuk do t’u ndodhë të gjithë përdoruesve amerikanë njëherazi, por vetëm disa prej tyre.

Testi i fshehjes së pëlqimeve në Instagram është diçka që ka nxitur shumë debat në industrinë e rrjeteve sociale, ku disa e shohin si tejet fitimprurëse për shëndetin e përdoruesve e tjerët e vënë në pyetje ndikimin që do të ketë në marketingun e personave me influencë, etj.

Testi i parë i këtij lloji është lansuar në Kanada në maj të këtij viti, para se të zgjerohej në shtatë shtete tjera në korrik.

Për momentin, ky test është duke u zhvilluar në këto shtete:

– Australi

– Brazil

– Kanada

– Irlandë

– Itali

– Japoni

– Zelandë të Re

Ndonëse testi ka qenë aktiv për disa muaj, ende nuk dihen të dhënat nga Instagrami se si ka ndryshuar përdorimi i platformës nga ky ndryshim.

Vlen të ceket se ekspertët kanë treguar që numri total i pëlqimeve ka rënë në regjionet ku testi është aktiv.

Sidoqoftë, fakti që Instagrami është duke e zgjeruar këtë testim edhe te përdoruesit amerikanë nënkupton se është duke gjeneruar rezultate, por ende nuk dihen saktë se si janë ato rezultate dhe çfarë ndikime kanë.