12:47 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Nga kjo datë nuk ka më prije të duhanit në trenat në Zvicër

Prej 1 qershorit 2019, nuk do të jetë e mundur të pihet duhan në trenat në Zvicër. Duhanpirësit do të duhet të shfrytëzojnë edhe ditët e fundit, para se rregullorja të hyn në fuqi, përcjell albinfo.ch.

Cigaret E gjithashtu janë të përfshira në ndalimin e ri, që nis në muajin e ardhshëm, shkruajnë mediat zvicerane.

Kjo është përkrahur edhe nga pasagjerët, ku tre të katërtat e të anketuarve ishin në favor të ndalimit.

Disa zona do të caktohen për duhanpirësit, sipas zëdhënësit të Swiss Rail, Frédéric Revaz. Më shumë detaje mbi këto zona do të zbulohen së shpejti nga kompania.

Kështu jo-duhanpirësit do të jenë në një ambient më të qetë dhe më të pastër, derisa do të kursen edhe 4 milionë franga zvicerane, që do të ruhen në pastrim.