13:22 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nga Liga e Parë e Kosovës, pritet të jetë startues në Superligën e Maqedonisë

Futbollisti 18 vjeçar nga Kosova, Arlind Shabani ka mahnitur menjëherë ekipin dhe trajnerin e klubit të Strugës.

Shabani u transferua tek Struga këtë merkato. Së fundmi ai mbrojti ngjyrat e ekipit të Ligës së parë së Kosovës, Ramiz Sadiku.

Indeksonline përmes burimeve mëson se Arlind Shabani të dielën do të jetë në formacionin startues kundër Renovës.

Kjo është ndeshje e javës hapëse të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Trajneri i Strugës, Sergjan Zaharevcki beson në aftësitë e kosovarit dhe dëshiron t’i jap sa më shumë hapësirë./Indeksonline/