16:33 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Nga marsi, Britania hyn në një dietë mbarëkombëtare

Britania do të fillojë në një dietë mbarëkombëtare nga marsi i këtij viti, kjo pasi që zyrtarët e shëndetësisë kanë vendosur rregulla të reja për kaloritë.

Dreka dhe darka duhet të reduktohet në 600 kalori në dyqanet e ushqimit të shpejtë dhe në raftet e supermarketeve të ushqimeve të gatshme, kjo me udhëzime të reja nga Shëndeti Publik i Anglisë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, pjesët e mëngjesit do të reduktohen deri në 400 kalori.

Kjo gjë ka ardhur si urdhër i Qeverisë pasi numri i personave me obezitet po rritet dhe kështu ata dëshirojnë të parandalojnë normën e lartë të trashjes.

Doktor Alison Tedstone thotë se ngrënia e ushqimit “jashtë shtëpisë” ishte shkaku më i madh  i mbipeshës.

“Kjo është e gjitha për ushqimet e gatshme. Ne duhet të përcaktojmë përmes udhëzimeve se sa kalori duhet të përmbajë ushqimi që konsumojmë jashtë shtëpisë”, ka thënë ai./Indeksonline/