10:59 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Nga moti i ftoftë në SHBA vdesin 18 persona

Në malin Uashington në Nju Hampshër, që është goditur nga erërat me shpejtësi deri në 180 kilometra në orë, është shënuar temperatura e perceptuar prej -73 gradë Celsius, duke e bërë këtë territor njërin prej vendeve më të ftohta në tokë.

Temperatura aktuale atje është -38 gradë Celsius.

Gjatë pak ditëve të kaluara raportohet se nga moti i ftohtë dhe me borë kanë vdekur së paku 18 vetë.