21:34 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nga nesër ndryshojnë temperaturat, bëhet me ftohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara.

Kurse, temperaturat do të shënojnë në -1 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHKM.

Temat: