12:39 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nga një i ri që zëvendësoi Decon, në më të mirin e historisë

14 vite më parë, Lionel Messi debutoi në La Liga për Barcelonën. Loja e futbollit kurrë nuk ka qenë e njejtë që prej atëherë.

Lionel Messi u inkuadrua në fushën e lojës për Barçën në një miqësore ndaj Portos së Jose Mourinhos, si 16-vjeçar më 16 nëntor 2003, dhe aso kohe ishte duke u larguar nga Barcelona B.

Një seancë stërvitore e drejtuar nga Ronaldinho, bëri që Messi të mësonte shumë para se të futej në futbollin profesionist.

16 tetor 2004 ishte data kur Messi debutoi për skuadrën e parë. Në derbin katalunas si mysafir i Espanyolit, me 34,400 tifozë në tribuna, Messi u fut në fushë në minutën e 82-të, transmeton IndeksOnline.

Sulmuesi argjjentinas e zëvendësoi në fushë fituesin e ndeshjes, Deco.

Si 17-vjeçar dhe me numrin 30 në fanellë, Messi nuk shënoi gol si dhe nuk asistoi, por siç mund ta shihni më lartë, ai bëri disa prekje impresive në këta minuta.

14 vite që nga debutimi i tij, Messi numëron pesë ”Topa të Artë” në kabinetin e tij si dhe shumë tituj me Barcelonën.

Nuk ka statistikë apo rekord që nuk është thyer nga Messi në futboll, teksa edhe pse tani si 30-vjeçar, ai vazhdon të shkëlqejë në fushën e lojës./IndeksOnline/