14:11 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Nga një lule për punëtoret e palodhshme, drejtori Krasniqi ndanë momentet e festës të 8 marsit

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka uruar punëtoret e QKUK-së me rastin e festës së 8 marsit. Ai i ka falënderuar ato për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm, duke u dhënë lule për festë.

“Me rastin e 8 marsit, Ditës së Gruas, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka uruar punëtoret e QKUK-së, duke i falënderuar ato për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në sistemin shëndetësor, njëkohësisht ka sjell në vëmendje, si përkujtim për të mos e lënë asnjëherë në harresë, kontributin e çmueshëm dhe sakrificën e pamatë të femrës, në ndërtimin e një shoqërie të civilizuar”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./Indeksonline/