16:03 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Nga një muaj paraburgim për tentim vrasje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e kundër të pandehurve me inicialet G.K dhe G.K.

Ata dyshohen për  veprat  penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’,  Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ Sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja e substancave narkotike apo substancave psikotrope ose analoge

Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve, si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurve dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale.