23:24 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / C E

Nga revolucioni i Realit kërkon të përfitojë Milani

Reali i Madridit po përgatitet për revolucion gjatë merkatos së verës. Nëse Bale, Isco dhe Marcelo tashmë kanë thënë lamtumirë, gjashtë lojtarë të tjerë pritet të largohen nga “Los Blancos” në këtë sesion të merkatos.

Mes tyre edhe Jovic, i cili, sipas “Marca”-s, do t’i interesonte Milanit. Reali, megjithatë, nuk do ta lejojë largimin e sulmuesit serb pa çmimin e duhur.

Nëse deri pak javë më parë me Milanin lidhej emri i Asensios (shënuesi i tretë i skuadrës këtë vit), tashmë duket se kuqezinjtë e kanë zhvendosur interesin e tyre drejt Jovicit.

Ancelotti nuk e sheh serbin në projektin e tij, ndërsa Jovic shpreson të jetë titullar në klubin e tij të ardhshëm. Maldini dhe Massara janë vigjilentë dhe, tani që çështja e pronësisë është zgjidhur, ata mund të nisin sulmin vendimtar ndaj lojtarit në javët e ardhshme.

Jovic kishte përfunduar edhe në “radarin” e Interit, por tashmë zikaltrit duket se e kanë objektiva te tjerë. Milani mund të ketë konkurrencë të fortë për për serbin nga disa skuadra të Bundesligës, ndër të cilat me siguri spikat Borussia e Dortmundit.