20:59 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Nga sezoni i ri, në futboll do të ketë rregullore të re edhe për prekjet me dorë

Në futboll, shumë skuadra janë ndëshkuar me penallti si shkak i prekjeve me dorë në zonën e rreptësisë.

IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit), në Asamblenë e Përgjithshme vjetore, ka vendosur të kthehet në të kaluarën dhe të sqarojë pikat kryesore të ndalimit të lojës kur topi preket me dorë.

Pra, nga sezoni tjetër do të ketë një goditje të lirë (ose penallti) kur dora prek topin në këto situata:

– Një lojtar prek qëllimisht topin me dorë/krah, për shembull, duke lëvizur dorën/krahun drejt topit;

– Një lojtar prek topin me dorë/krah duke rritur në mënyrë të panatyrshme vëllimin e trupit të tij. Një lojtar konsiderohet se e ka bërë trupin e tij në mënyrë të panatyrshme më të madh kur pozicioni i dorës/krahut nuk është një pasojë e justifikueshme e lëvizjes së trupit të lojtarit për atë situatë specifike.

– Një lojtar shënon një gol direkt me dorën/krahun e tij, edhe nëse është aksidental, ose shënon pas prekjes së tij të dorës/krahut.

Një aspekt tjetër ndryshon pikërisht në lidhje me këtë pikë të fundit: prekja aksidentale e topit me duar, që e çon një shok skuadre të shënojë një gol ose të ketë një mundësi për të shënuar një gol nuk do të konsiderohet më faull.

Në përgjithësi, thotë IFAB, do të jetë në dorën e gjyqtarit, pasi do të varet nga ai që të kuptojë kur një lojtar do të rrisë vëllimin e trupit të tij në mënyrë të panatyrshme.