75 Mall Live Search
00:28 / E Diele, 27 Gusht 2023 / kutia

Nga vatrat e luftës dhe para refugjatëve ukrainas, Usyk fiton me KO përballë Dubois

Oleksandr Usyk ka mbetur kampion i Botës në kategorinë e rëndë të WBA, IBF dhe WBO.

Ukrainasi mposhti me KO Daniel Dubois në ndeshjen e zhvilluar në Poloni para shumë refugjatëve ukrainas.

Usyk e rrëzoi dy herë kundërshtarin derisa e dyta ishte fatale.

Megjithatë kishte një moment diskutimi, ku gjyqtari e konsideroi njw goditje si jo të rregullt ndaj Usyk.

Usyk tani mund të ndeshet për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda kundër Tyson Furyt. /IndeksOnline/