15:02 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nga viti 2022 Fiat nuk do të prodhoj vetura dizel

Prodhuesi i veturave Fiat Chrysler ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin e automjeteve me naftë nga viti 2022, pasiqë kërkesat janë të pakta dhe kosto është e lartë.

Kompania italo-amerikane, e cila zotëron marka si Jeep, Ram, Dodge, Chrysler, Maserati, Alfa Romeo dhe Fiat, bëri këtë njoftim disa ditë pasi Porsche tha poashtu se nuk do të prodhoj më modele dizel.

Dizel ishte dikur karburanti më i popullarizuar në Evropë thotë Financial Times, por popullariteti i saj ka rënë në mënyrë drastike për shkak të rritjes së kundërshtimeve publike dhe politike, e cila përfshinë planet e prej disa qyteteve të mëdha evropiane për të ndalur plotësisht veturat dizel.

Shitjet e naftës ranë për 8% vitin e kaluar në Evropë, thotë gazeta – dhe pjesa e saj e tregut të karburanteve në kontinent tani është 43,8%.

Me rregullat e reja strikte për emetimet e gazrave, vlerësohet se zhvillimi i motorëve me naftë për të përmbushur këto rregulla, shton në 20% koston e prodhimit. /IndeksOnline/

Temat: