17:21 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nga yjet botërore, koncerti për 28 Nëntor në Tiranë këtë vit me këngëtarë shqiptarë

Tashmë koncerti ‘Nata e Bardhë’ është bërë tradicional në Tiranë, ku festimet në nderë të festës së flamurit, zgjasin deri në orët e vona.

Me këngëtarë të njohur, qytetarë të shumtë mblidhen në kryeqendrën shqiptare, për të festuar 28 Nëntorin, përcjellë Indeksonline.

Derisa viteve të kaluara ky koncert solli yje të shumta botërore duke përfshirë, Jessie J, John Newman, Giusy Ferreri, Emily Sande dhe Rita Ora, këtë vit organizimi të paktën deri më tani duekt më i zbehtë.

Këtë vit do të performojnë këngëtarë shqiptar, si Aurela Gaçe, Elhaida Dani, Vesa Luma dhe Erik Lloshi./Indeksonline/