10:00 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet malishevasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Malishevë, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër të mitur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër K-Shqiptare të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/