09:43 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ngacmon nxënësit në oborrin e shkollës, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti për shkak se ka ngacmuar nxënësit brenda oborrit të shkollës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, transmeton Indeksonline.

“Viti 08.02.2018 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka hyrë në oborrin e shkollës dhe ka kryer veprën e lartshënuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/