75 Mall Live Search
10:56 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ngjarja e javës ndodhi në Gjermani: “Pse të mbrosh, kur mund të pish”? (Video)

Një ngjarje tejet interesante ka ndodhur në Bundesligan 2 të Gjermanisë. Ndeshja mes MSV Duisburg dhe Ingolstadt solli situatën që do të mbahet mend për një kohë të gjatë, shkruan IndeksOnline.

Tifozët e futbollit mendojnë se mund të kenë parë gjithçka në futboll, por ndonjëherë vijnë në situata të befasuara. Një rast befasues ndodhi dje, ku Mark Flekken bëri një gabim që do të mbahet mend gjatë.

Në minutën e tetëmbëdhjetë, portieri i Duisburg vendosi të shkonte tek goli për ta marr shishen me ujë. Portieri nuk i kushtoi vëmendje aksionit të ndërtuar nga kundërshtarët dhe kështu u deshtë ta nxjerrte topin nga rrjeta.

Për fat të mirë të portierit holandez, në fund ndeshja përfundoi 2 me 1 në të mirë të Duisburg. Për më shumë shikoni gabimin e portierit i cili mbetët i shtangur kur e sheh se topi është në rrjetën e tij./IndeksOnline/