19:46 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Ngjarjet e fundit në Vetëvendosje, heshtë Adem Mikullovci

Dorëheqjet janë bërë forma më e preferuar e disa prej zyrtarëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, pas përçarjeve të këtij subjekti politik.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur është paralajmëruar edhe mbajtja e kuvendit zgjedhor, nga i cili pritet të zgjidhen kryetari dhe kryesia e re e partisë.

Numri i dorëheqjeve të kësaj partie ka arritur në 7. Ku sot atë e bënë publik edhe deputetja, Shqipe Pantina dhe anëtari i kësaj partie, Zgjim Hyseni.

Lidhur me këtë, ‘Indeksonline’ ka kontaktuar deputetin më të vjetër të Kuvendit,Adem Mikullovcin, që është pjesë e strukturave të VV-së.

Por, Mikullovci nuk ka dashur  të jap qëndrimin e tij rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin në këtë parti.

“Nuk kam koment për këto zhvillime të fundit, por edhe nuk dua as të prononcohem”, ka thënë Mikullovci për “Indeksonline”.

Ndryshe, aktualisht Lëvizja Vetëvendosje  është subjekti më i madh opozitar në Kosovë. Ndërkaq për nga numri i ulësve në Kuvend, prin me 32 vend./Indeksonline/