07:15 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / AR

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me Amendamente te Komisionit Funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, për Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, shqyrton Projektligjin për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtrishme, etj. (Ndëretesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:00)

– Akademia Diplomatike në bashkëpunim me Akademinë Kosovare për Siguri Publike, organizon ceremoninë hapëse të kursit dy​javor të sigurisë publike me pjesëmarrës nga 12 shtete të botës e cila do të hapet nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti. (Akademia Kosovare për Siguri Publike në Vushtrri, ora 9:00)

– Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me përmbushjen e obligimeve të MPJD. (Ndëretesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndëretesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Organizohet ceremonia e inaugurimit mbi zgjerimin e kapaciteteve përpunuese dhe ambalazhuese të Grasep. (Objekti i agrobiznesit “Grasep” në Sllatinë të Epërme të Komunës së Vitisë, ora 10:00)

– Mhahet mbledhja e Kryesisë se Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

– Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ratifikimin e “Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian” – i ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndëretesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente të Projektligjit për tregti me jashtë. (Ndëretesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

– Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të kampanjës “16 ditët e aktizmit kundër dhunës me bazë gjinore” do të zhvillojë vizitë në strehimoren e Ferizajt. (Ferzaj, ora 13:00)

 – Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të kampanjës “16 ditët e aktizmit kundër dhunës me bazë gjinore” do të zhvillojë vizitë në strehimoren e Gjilanit. (Gjilan, ora 15:00)