08:02 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ngjarjet e së dielës në Kosovë

Vullnetarët e Let’s Do It Kosova do t’i bashkohen aksionit për pastrimin e rrugës Viti – Binçë – Debelldehi, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të Fushatës më të madhe “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Viti, ora 10:30 – nisja me autobus në nga zyrat e Let’s Do It Kosova në Pejton, ora 8:30)

Në kuadër të Javës së Krenarisë i cila mbahet me moton “Në emër të Lirisë”, mbahet punëtori nga Stephan Wamena. (Hotel Sirius, ora 12:00)

Në organizim të Federatës së Auto Sportit të Kosovës dhe Auto Klubit Eurogoma RT, mbahet Drage Race. (Pista e vjetër e Aeroportit në Sllatinë ,ora 13:00)

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj bën homazhe para shtatorë së heronjve të Kombit, Fehmi Lladrovci e Xhevë Lladrovci në Drenas dhe homazhe në kompleksin e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt. (Ora 15:00)