07:40 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rritja e çmimeve për sigurimin e automjeteve, BQK-ja jep konferencë shtypi

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ngritjen e çmimeve 26% për sigurimin e automjeteve ka ngjallur reagime në Kosovë, me qytetarët të cilët shprehen se ky vendim është i padrejtë dhe i papërballueshëm.

Lidhur me këtë vendim janë paralajmëruar edhe disa protesta para Bankës Qendrore të Kosovës, madje disa prej organizatorëve kanë thënë se ato do të vazhdojnë deri në shfuqizimin e këtij vendimi.

Nesër është paralajmëruar të mbahet një protestë nga grupi në Facebook: “Meraklitë e kerreve”, ndërkaq protesta tjetër është paralajmëruar për pasnesër nga “Speedomaniaks”-it.

Mirëpo, Banka Qendrore e Kosovës, ka ftuar mediat në një konferencë shtypi, ku temë e saj do të jetë pikërisht rritja e çmimeve për sigurimin e automjeteve.