13:02 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Nicole atraktive me ndryshimet e fundit në dukje!

Nicole Scherzinger  është një emër shumë i njohur në skenën muzikore botërore.

Duke qenë e tillë, secila paraqitje e saj merr vëmendje të madhe nga publiku dhe mediat rozë, përcjell Indeksonline.

Ylli i “Pussycat Doll”, së fundmi ka marrë vëmendjen me paraqitjen e saj nga shtëpia në Los Angeles, ku po qëndron e izoluar, derisa është shfaqur me ngjyra të ndryshme flokësh.

Ajo ka provuar disa lloje të ngjyrave në flokët e saj duke u dukur mjaft atraktive dhe duke bërë që fansat dhe mediat rozë të fokusohen në ndryshimin që ajo ka bërë. /IndeksOnline/