75 Mall Live Search
12:31 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nigeria zgjedh futbollistin e vitit (Foto)

Shteti i Nigerisë mbrëmë pati ceremoninë, për t’i zgjedhur sportistët e vitit 2017.

Një prej çmimeve kryesore, i shkoi futbollistit të Chelseat, Victor Moses i cili fitoi çmimin e futbollistit më të mirë në Nigeri, shkruan IndeksOnline.

Moses ka zhvilluar një sezon fantastik me Blutë e Londrës, duke qenë në mesin e 11-të lojtarëve që arritën ta shpallnin kampion në Premierligë ekipin e Chelseat.

Ai mposhti lojtarë të mëdhenj nigerian, përfshi Obi Mikelin dhe Ighalon.

Vlen të përmendet se Moses është kandidat kryesor edhe për çmimin e vitit për lojtarin e Afrikës./IndeksOnline/