11:20 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Nimic: Termi “Maqedoni” do të jetë pjesë e emrit të ri

Propozim zgjidhja për emrin do ta përmbajë termin “Maqedoni”, deklaroi ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic përpara rundit të sotëm të bisedimeve në Nju Jork me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.

“Termi “Maqedoni” do të jetë pjesë e propozim zgjidhjes për emrin pasi atë e kanë pranuar mbi 100 vende të botës”, deklaroi Nimic, për televizionin grek “TV Antena”.

Ai theksoi se emri me të cilën njihet në OKB “Ish Republika Jugosllave Maqedonia”, gjegjësisht termi Maqedoni është pjesë e emrit, ndërkaq Greqia e ka pranuar me atë emër. /albeu.com/

Temat: