Më në fund, përfundon asfaltimi tek “Kafet e Vogla” (Video)
Rruga “Fehmi Agani” e njohur si “Kafet e Vogla”, në Prishtinë tashmë është duke u rregulluar.
Puna për shtrimin e asfaltit ka nisur sot dhe është pothuajse në përfundim, raporton Indeksonline.
Ndryshe, ka më shumë se dy muaj që kishin nisur punimet tek kjo pjesë e kryeqytetit.
Punimet në këtë rrugë kishin shkaktuar mjaft telashe për banorët e kësaj zone për shkak se janë bërë rregullime teknike në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit, duke lënë pa ujë banorët për shumë orë, shkruan Indeksonline.
Komuna e Prishtinës pati bërë me dije se punimet do të zgjasin për rreth 60 ditë, por ato kanë vijuar pothuajse edhe për një muaj më gjatë./Indeksonline/