16:02 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nis ceremonia e varrimit të togerit policor

Ka nisur ceremonia e varrimit të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i cili mbrëmë u vra aksidentalisht nga nipi i tij në Penuh të Podujevës, raporton Indeksonline.

Halit Zhrella, 58-vjeç ka qenë toger i Policisë së Kosovës dhe ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.

I dyshuar është nipi i tij, 31-vjeç, i cili nga pakujdesia e ka qëlluar axhën.

Në varrim po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve, përfshirë edhe shumë zyrtar policor./Indeksonline/