Nis Championshipi Anglez, Debuton Aro Muric

Sot nis sezoni i ri i ligës së dytë anglze të futbollit i cili njihet si Championship.
Ndeshja e cila do ta hap sezonin është ajo mes Huddersfield dhe Burnley, shkruan Indeksonline.
E pikërisht në këtë takim, portieri i Kosovës, Arijanet Muric, do ta bëjë debutimin si futbollist i Burnley.
Trajneri Vincent Kompany i ka besuar portën gardianit kosovar në këtë ndeshje dhe është pjesë e 11-shës startuese.
Muric është transferuar te Barneley vetëm pak ditë më parë dhe si duket menjëher e ka fituar besimin për të qënë portieri i parë i skuadrës.
Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe mund ta shikoni edhe përmes platformës Artmotion, në kanalin SPORT2./Indeksonline/