21:24 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Nis eventi i madh “ODA”! Në tapetin e kuq edhe Anita Haradinaj (Foto)

‘Oda’ është ajo për të cilën po flasin të gjithë sot! Ngjarja kulturore më e rëndësishme e vitit ka ngritur sot siparin me një mbrëmje gala në ambientet e Pallatit të Brigadave i cili nën kujdesin e “Ami Event” është shndërruar në një ekspozitë të vërtetë të traditës shqiptare.

Në këtë event janë mbledhur emrat më të suksesshëm, personalitete të njohur me ndikim në trevat shqiptare, biznesmenë, artistë etj.

Në fotot e siguruara nga “Xing.al”, shihen duke pozuar në tapetin e kuq Agnesa Hadërgjonaj, Niko Komani, Ronela Hajati, Young Zerka, Anita e Lola Haradinaj.

Të ftuarit po shijojnë ushqime e pije tradicionale nga të gjitha trevat, po njihen me punimet artizanale e veshjet popullore, në një ambient kuq e zi.

Gjatë mbrëmjes, të ftuarit do të argëtohen me lojra, pjesë humoristike, do të këndohen këngët shqiptare më të bukura të të gjitha kohërave etj.

Gjithashtu në këtë mbrëmje gala do të dhurohen paketa turistike me destinacione disa nga perlat e trojeve shqiptare, si Dardha, Rugova, Dhërmiu, Thethi, Himara, Valbona etj.