18:58 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit [Foto]

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisur mbledhjen para pak minutash.

Kjo ka ardhur pas paralajmërimit të kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili tha se do të ketë seancë të jashtëzakonshme për tribunalin e Specialës, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se 43 deputetë kanë kërkuar që të mbahet kjo seancë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale./Indeksonline/