13:59 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbahet mbledhja e kryesisë së LDK-së e thirrur nga Isa Mustafa

(I plotësuar) Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të thirrur nga kryetari Isa Mustafa.

Në takim kanë marrë pjesë të gjithë nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë.

Pas pak kreu i LDK-së pritet të dal në konferencë për media për të treguar se çfarë është biseduar në këtë mbledhje./Indeksonline/


Kanë filluar të mblidhen anëtarët e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mbledhja e thirrur nga i pari i LDK-së, Isa Mustafa nisë në orën 14:00.

Tashmë në ‘Hotel Sirius’ kanë arritur edhe dy nënkryetarët e kësaj partie, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova, shkruan Indeksonline.

Në njoftimin për mbledhjen e sotme nuk është bërë e ditur tema e diskutimit por që kohët e fundit LDK ka pasur të shtuar numrin e mbledhjeve në të cilat janë diskutuar shumë çështje të rëndësishme të vendit./Indeksonline/

Temat: