Nis me befasi sezoni i ri i Formula 1: Russell në pole, Verstappen jashtë në kualifikime
Sezoni i ri i Formula 1 ka nisur me garën e Australisë ku ka pasur plot surpriza në kualifikime.
Piloti i Mercedes, George Russell, siguroi “pole position” për garën hapëse të kampionatit, duke regjistruar kohën më të shpejtë 1:18.518, shkruan IndeksOnline.
Pas tij do të startojë shoku i skuadrës te Mercedes, Kimi Antonelli, i cili konfirmoi formën e mirë të ekipit gjerman duke realizuar kohën 1:18.811, një avantazh i rëndësishëm për Mercedes përpara garës së parë të sezonit.
Në qendër të vëmendjes ishte edhe kampioni në fuqi, Lando Norris. Piloti i McLaren nuk arriti të luftojë për pole dhe do ta nisë garën nga vendi i gjashtë.
Ndërkohë, një nga surprizat më të mëdha të kualifikimeve ishte eliminimi i Max Verstappen. Piloti i Red Bull mbeti jashtë sesionit vendimtar dhe do të startojë nga fundi i renditjes, duke e bërë shumë më të vështirë garën e tij në pistën australiane.
Në rreshtin e dytë të startit do të jenë Isack Hadjar dhe Charles Leclerc, ndërsa dhjetëshen e parë e plotësojnë edhe Oscar Piastri, Lewis Hamilton, Liam Lawson, Arvid Lindblad dhe Gabriel Bortoleto./IndeksOnline/
Max Verstappen is OUT of Qualifying, with no time set! 😳
— Formula 1 (@F1) March 7, 2026
This is the moment where the Red Bull driver spins into the wall at Turn 1 👇#F1 #AusGP pic.twitter.com/M2XKoapEMl


