19:20 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nis ndërtimi i shtëpisë për dy motra të verbra dhe vëllain e tyre në Shkup

Teologu Elvis Naçi bashkë me shumë shqiptarë zemërmirë kanë arritur të nisin ndërtimin e shtëpisë për disa persona në nevojë.

Dy motra të verbra dhe vëllai i tyre Agimi në Shkup shpejtë pitet të bëhen me shtëpi të re, transmeton Indeksonline.

“Se bashku beme edhe nje mrekulli:Filluam ndertimin e Shtepise se dy Motrave te verbera dhe vellait te tyre Agimit ne Shkup, Zoti i Gjithesise i shperblefte Bajram imeri dhe Fatmir emini per ndihmen qe po japin ne bashkepunim me Fondacionin Firdeus per kete Familje qe eshte ne kulmin e varferise, semundjeve dhe halleve”, ka shkruar Naci në Facebok, duke uruar që të gjithë të shpërblehen nga Zoti.