18:14 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit Lumezi

Organizatorët e iniciativës #Protestoj, kanë ftuar sërish qytetarët që sot të dalin në protestë, me kërkesën për shkarkim të kryeprokurorit Aleksandër Lumezit, veting gjyqësorit si dhe me kërkesën që listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), të pastrohen dhe dinjiteti i veteranëve të vërtetë të kthehet.

Protesta sapo ka nisur ndërsa në të po marrin pjesë një numër i konsideruar i qytetarëve.

Për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste, Policia e Kosovës ka ndërmarr të gjitha masat e duhura ku vërehet shtim i zyrtarëve policor afër vendit ku janë mbledhur protestuesit./Indeksonline/