10:59 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nis seanca e Kuvendit, sërish del në votim projektligji për vlerat e UÇK-së

Seanca e Kuvendit ka filluar me një orë vonesë të premten, shkruan IndeksOnline.

Tani është duke vazhduar seanca e javës së kaluar ku do të shqyrtohen disa pika të mbetura, për votimin e të cilave nuk kishte kuorum.

Në mesin të këtyre pikave është edhe Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ndërsa prej orës 11:00 pritet të mbahet seanca e re plenare në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Pikat e rendit të ditës:

Pika e papërfunduar nga Seancat plenare të mbajtura më 7, 13 e 14 gusht dhe 17, 25 e 28 shtator dhe 8 tetor 2020:

Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,

Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,