10:12 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nis seanca e Kuvendit

Ka nisur me kohë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët tashmë janë në sallë ku mbahen seancat, ndonëse një numër prej  tyre mungon, raporton Indeksonline.

Sodo të shqyrtohet raporti vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016, si dhe kërkesa e këtij fondi për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018.

Po ashtu do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për Ndërmarrjet Sociale, raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016, si dhe do të formohet  komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb dhe formimi i komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa. /Indeksonlnie/

 

Temat: