10:39 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Pas më shumë se gjysmë ore vonesë, ka nisur seanca e paralajmëruar e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohen pikat e papërfunduara të seancave të 8, 14, 19, 28 qershorit dhe të 5, 6 dhe 9 korrikut.

Pas përfundimit të këtyre pikave, Kuvendi i Kosovës do të nis punimet e një seance të re plenare, me 10 pika të rendit të ditës, raporton Indeksonline.

Më poshtë rendi i ditës për seancat e kaluara:

  1. Pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik 2018:
  2. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”,
  3. Votimi në parim i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
  4. Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,
  5. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
  6. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-064 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbime postare,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit Nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  12. Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  13. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  14. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
  15. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
  16. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
  17. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017,
  18. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021,
  19. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
  20. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,
  21. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje dhe GP të LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 të datës 05.06.2018 për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit,
  22. Shqyrtimi i kërkesave të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e buxhetit, si dhe për zgjatjen e mandatit (afatit) të këtij Komisioni,
  23. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  24. Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe
  25. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Medial

Pikat për seancën e re plenare:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim dhe
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë. /Indeksonline/

Temat: