Nis takimi në mes Haradinajt dhe gjeneralit gjerman Zorn
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim shefin e Stafit të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, gjeneralin Eberhard Zorn.
Takimi në mes dyshesh ka nisur para pak minutave dhe është i mbyllur për media, transmeton Indeksonline.
I pranishëm bashkë me gjeneralin gjerman është edhe gjeneralejtant, Rrahman Rama.
Ndryshe, ditë më parë Kosovën e vizitoi edhe ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boskovic./Indeksonline/