12:29 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nishani: Kosova është Jerusalem i shqiptarëve

Debatit mes liderëve nga Shqipëria dhe Presidentit Hashim Thaçi për lëvizjen e kufijve të Kosovës me Serbinë i është bashkëngjitur edhe ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.

Nishani e ka quajtur Kosovën Jerusalem të shqiptarëve, transmeton Indeksonline.

“Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës”, ka theksuar ai.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët.

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës.

Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova.

Ndaj Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve.