13:59 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

I gangrenizohet organi gjenital, injektoi vazelinë për ta rritur

Organi gjenital i një burri u “kalb”, pasi ai e injektoi në të vazelinë duke provuar që ta zmadhonte.

Ai është nga ishujt e Paqësorit të Jugut, ndërsa vuante nga kruarjr në penisin e tij për pesë ditë.

Ai u tha mjekësve se injektoi vetes vazelinë – dy vjet më parë pasi ata e pyetën atë për jetën seksuale, përcjell Indeksonline.

Boshti i penisit ishte “deformuar rëndë” për shkak të gangrenës, me mish të kalbur dhe një grumbull qelbi.

Burri u nxitua në operacionin e urgjencës dhe duroi dy operacione të tjera për të shpëtuar mbetjet e organeve gjenitale të tij.

Pas transplantimeve të shumta të lëkurës, 45-vjeçari ishte në gjendje të kthehej në shtëpi një muaj më vonë./Indeksonline/