10:52 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Nisin hetimet ndaj Tik-Tok-ut, në Australi

Qeveria australiane po përgatitet të fillojë një hetim për platformat në internet dhe në veçanti Tik-Tok-un, me frikën në rritje se kompania kineze është e detyruar të ndante informacionet mbi përdoruesit me Qeverinë e Pekinit.

Sipas burimeve qeveritare, hetimi do të kërkojë informacione dhe këshilla nga agjencitë e sigurisë si edhe do të marrë në konsideratë edhe pretendimet e paraqitura nga kompanitë e medieve sociale si Tik- Tok-u, Chat-i dhe Weibo.

Tik-Tok-u është gjiganti i parë i teknologjisë kineze që mbështetet në një themel të përdoruesve me të vërtetë globalë.

Kompania është në pronësi të Byte Dance, e cila gjithashtu drejton një version të vetëm kinez të quajtur Douyin, i cili rregullisht censuron përmbajtjen sipas rregullave të vendosura nga Partia Komuniste kineze.

Kryeministri Scott Morrison tha se “Qeveria australiane po monitoron nga afër kompaninë Tik-Tok” dhe se ”nuk do të hezitojë të veprojë kundër nëse është e nevojshme”.

“Tik-Tok-u është një kompani private e interesuar për të ndihmuar përdoruesit tanë të krijojnë dhe shkëmbejnë video krijuese e argëtuese”, theksoi Tik- Tok-u në një deklaratë.