21:25 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nisin procedurat e tenderimit për ndërtimin e Muzeut të luftës në Lubeniq

Në fshatin Lubeniq të Pejës, do të ndërtohet Muzeu i Luftës, Oda e fshatit. Kjo pas kërkesës të dy deputetëve të LDK-së, Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku.

Në një intervistë për Indeksonline, Zemaj ka treguar se kanë nisë procedurat e tenderimit nga Ministria e Kulturës lidhur me këtë projekt.

Zemaj beson që brenda afateve ligjore të bëhet implementimi i tij.

“Janë nisë procedurat e tenderimit nga Ministria e Kulturës. Besoj që në afatet ligjore do të ketë implementim të këtij projekti historik për banorët e Lubeniqit”, ka thënë Zemaj gjatë bisedes.

Vlen të kujtojmë faktin se fshati Lubeniq njihet si fshatë i lashtë, me tradita shekullore në luftën për liri në vendin tonë.

Në luftën e fundit ishte një ndër fshatrat më të atakuar dhe me dëmtime të mëdha në njerëz dhe infrastrukturë.

Opinioni mbarë kombëtar dhe ndëkombëtar është i njohur me masakrën e madhe të shkaktuar nga forcat paramilitare serbe të Millosheviqit ndaj banorëve të këtij lokaliteti.

Ideja për ndërtimin e këtij muzeu është vlerësuar të jetë e domosdoshme, jo vetëm për banorët që jetojnë aty, por për mijëra visitor në vite që dëshirojnë të njihen me të kaluarën historike të atyre ngjarjeve në këtë lokalitet. /Indeksonline/