12:51 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nisin punimet e rrugës ‘Te Lesna’, Ahmeti publikon pamje!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë filluar punimet në rrugën “Eqrem Qabej”, apo të njohur ndryshe si ‘Te Lesna’.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se kjo rrugë është dëmtuar nga automjetet e rënda, shkruan Indeksonline.

“Fillojnë punimet në rrugën Eqrem Çabej e dëmtuar nga automjetet e rënda. Asfaltim, rregullim trotoari dhe parkingje të reja”, ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë i pari i Prishtinës ka postuar edhe video të këtyre punimeve:

/Indeksonline/