08:18 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Nisin teoritë konspirative, Trump për Krishtlindje po shoqërohej nga “fake” Melania

“Ju e dini që ajo nuk është Melania e vërtet, pasi që ajo nuk do ta mbante për dore, presidentin Donald Trump”, është njëra nga thëniet e shumta që është shpërndarë në rrjete sociale në momentin kur u publikua fotografia se Trump po udhëtonte drejtë Floridës me Zonjën e Parë, shkruan Daily Mail, transmeton IndeksOnline.

Planet familjare ishin për të kaluar pushimet e Krishtlindjes në tokat e tyre në Mar-a-Lago në Palm Beach.

Fotografitë e Zonjës së parë që u bën derisa ajo po largohej nga Shtëpia e Bardhë gjatë të Mërkurën tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të shumtë në internet.

Përdoruesit e Twitter ringjallën teorinë e konspiracionit ‘Fake Melania’ duke pretenduar që dikush tjetër ishte në vend të saj.

Kjo është hera e dytë në muajt e fundit që fotoja e zonjës së parë ndez këto pretendime.

Në fund të tetorit, Melania u fotografua duke buzëqeshur në bordin e Marine One.

Përdoruesit e Twitter pretenduan se nuk ishte një shprehje e zakonshme e fytyrës, duke shkaktuar spekulime./IndeksOnline/