10:36 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nisma humanitare e Albana Osmanit merr përkrahje edhe nga Kuvendi i Maqedonisë (Foto)

Nisma humanitare e prezantueses shqiptare Albana Osmanit po përshëndetet dhe po përkrahet anembanë trevave shqiptare.

‘Ti je një luledielli’ sot është përkrahur edhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Këtë e ka bërë të ditur vet prezantuesja përmes një videoje dhe statusi të postuar në llogarinë e saj Instagram, ku ka shkruar:

 

“Pas pak me Kuvendin e Republikes se Maqedonise luledielli mer perkrahjen e te gjitheve ! Pershendeta Kryetarin e Kuvendit Shqiptarin e njohur dhe te nderuar Z.Talat Xhaferi me mirenjohje ! Pa dallim etnie, pa dallim ngjyre , as asaj te lekures ,pa dallim flamunjsh kudo ne cdo komb e gjuhe udheto Lule e Femijeve dhe buzeqesh me ta per nje te ardhme me te mire !”

Deri më tani kjo iniciativë ka gjetur përkrahje edhe nga shumë institucione të tjera, përfshirë Kuvendin e Republikës së Kosovës, Shqipërisë, Shoqëri Civile, fytyra publike e qytetarë të shumtë gjithandej globit./Indeksonline/