08:29 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nisma pa gjumë nga deklarata e Nitajt, deputeti i AAK-së thotë se partia e Limajt duhet të kërkojë falje

Një deklaratë e Muharrem Nitajt në një debat televiziv ku tha se qarshia po flet për rikthimin e Fatmir Limajt në Pdk, ka bërë që Nisma Socialdemokrate të reagojë vrullshëm me të zgjedhurit e saj.

Deputetë e anëtarë të kësaj partie i kanë reaguar Nitajt duke tentuar ta “gozhdojnë” atë për këtë deklaratë.

Por, deputeti i AAK-së e ka një përgjigje për të gjithë.

Madje, Nitaj thotë se po të ishte në vendin e tyre, do të kërkonte falje.

“Pergjige kolegeve nga Nisma (po te isha ne vendin tuaj kisha kerku falje)

I pashe disa reagime te kolegeve te Nisma-s, ne mesin e te cileve edhe te kolegut Haxhi Shala. Me vjen keq qe e paskan keqkuptuar prej fillimit e deri ne fund!

Nuk eshte mire qe fjalet te nxirren nga konteksti por mendimi i shperfaqur duhet te thuhet e te lexohet i plote dhe brenda logjikes.

Une nuk jam bere zedhenes i askujt por konstatimit se ka perplasje e mospajtime midis AAK-se e Nismas-s ne Qeveri dhe Nisma mund te votoi per rrezimin e qeverise, jam pergjigjur:

Ne nuk dijme cfare ka ne mendje as Limaj e as Veseli, por e dijme qe ne raportet zyrtare nuk ka mospajtime dhe se koalicioni eshte funksional.
Pikerisht ne sensin e cilesimit si thashetheme, kam thene se ka lloj lloj storiesh duke e permendur edhe llafin se Carshi po flet se Limaj do te kthehet ne PDK. (Dmth deri ketu shkohet)

Une keshtu e kam thene, dhe kjo s’ka te beje asgje me denigrimin e askujt. Me vjen keq qe perfundimet i keni nxjerre nga titujt e jo nga permbajtja!
Une po te isha ne vendin tuaj do te kerkoja falje” shkruan Nitaj në reagim./Indeksonline/