23:23 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nisma Socialdemokrate nesër mban Kuvendin e Punës

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se nesër do të mbanë Kuvendin e dytë të punës.

Punimet e këtij Kuvendi mbahen nga ora 14:00 në hotelin ‘Emeral’ në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

“Të nderuar anëtarë të Nismës Socialdemokrate, Ju njoftojmë se nesër (e dielë), në orën 14:00, Nisma Socialdemokrate mbanë Kuvendin e Dytë të Punës. Punimet e këtij Kuvendi mbahen në “Hotel Emerald” në Prishtinë. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftim të tyre.