75 Mall Live Search
21:56 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

NISMA’s në Gjilan i bashkohen edhe dhjetëra qytetarë

NISMA-së Socialdemokrate në Gjilan të enjten i janë bashkuar dhjetaëra qytetarë të lagjes Arbëria.

Ky subjet me këtë rast ka themeluar edhe nëndegën e saj në këtë lagje. Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Blerim Hajdari. Nëpërmjet një postimi në faqeb zyrtare të NISMA-së në Gjilan është thënë se ky subjekt çdo ditë po i forcon radhët e saj.

” Qytetarë të shumtë të Gjilanit po i bashkohen subjektit tonë, duke e parë të vetmin që në qendër të vëmendjes e ka mirëqenien e qytetarëve. Sonte radhëve tona ju bashkuan, dhjetëra qytetarë, ku dhe formuam nëndegën në lagjen Arbëria.”, është thënë në njoftimin e NISMA Socialedemokrate në Gjilan.

Pos kryetarit është zgjedhur edhe kryesia e nëndegës e përbërë nga nëntë anëtarë.

 

Temat: